Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiq,i ka dërguar telegram urimi me rastin e Festës së Pashkëve Arqipeshkvit të Arqipeshkvisë së Tivarit Dom RRok Gjonlleshaj .
Në urimin e tij ndër të tjera thuhet
Është kënaqësi e veçantë për mua tju shpreh urimet më të mira në ditën e Pashkëve, në këtë festë e cila mbart në vetvete thelbin e kuptimit të besimit të krishterë si dhe vlerën e vërtetë dhe magjike të ringjalljes.
Dëshiroj t’ju uroj nga zemra një ditë të gëzuar Pashkësh, veçmas ,në këtë kohë epidemie për njerëzimin.
Kremtja e Pashkëve na jep shpresë, forcë dhe ripërtëritje ëndrrash!
Ju uroj shëndet dhe suksese në misionin tuaj, në kontributin që jepni në fushën e humanizmit dhe paqës dhe angazhimin në ruajtjen e harmonisë, bashkëjetesës dhe tolerancës fetare në Mal të Zi.
Gëzuar dhe për shumë vjet Festën e Pashkëve!”