Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me Ambasaden e Shqipërisë në Mal të Zi ka organizuar me
30.03.2020 transportin deri në pikën kufitare në Bozhaj 80 shtetas nga Shqipëria te cilët kanë qëndruar dhe kanë qenë te angazhuar me punë në Mal të Zi respektivisht në komunën e Ulqinit. Po ashtu sot Komuna e Ulqinit në bashkëpunim
me qendrën për punë sociale dhe drejtorinë e policisë së Malit të Zi- njësia në Ulqin filloi me zbatimin e aktivitetit në kuadër të aksionit Lypsari që të mënjanohet kjo dukuri në vendet publike me qëllim të mos përhapjes së koronavirusit. Gjatë këtij aktiviteti Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, për familjet e njëjta dhe individët që janë larguar nga rruga i ka furnizuar me ushqime te nevojshme në adresat shtëpiake.
30. Mars 2020.