23. Mars 2020.

Nisur nga situata aktuale e krijuar si rezultat i masave mbrojtëse ndaj koronavirusit, kryetari i Komunës së Ulqinit sjell këtë

URDHËR

Obligohen të gjitha:

1. Farmacitë

2. Bankat

3. Postat

4. Dyqanet e ushqimit

Që të gjithë vullnetarëve me bluza ose me akreditacionet zyrtare të Kryqit të Kuq të Malit të Zi në territorin e komunës së Ulqinit t’iu mundësohet qasje prioritare në ofrimin e shërbimeve dhe shitjen e mallërave.  

Justifikimi

Duke u nisur nga fakti që Kryqi i Kuq i Malit të Zi ka bërë marrëveshje me të gjitha dyqanet e ushqimit për qasje prioritare në shitjen e mallërave vullnetarëve të kësaj organizate, në mënyrë analogjike kjo urdhër vlenë edhe për të gjitha veprimtaritë e lartpërmendura.

KRYETARI,

Loro Nrekiq