21. Mars 2020.
Lajmërim: Masa të reja parandaluese


Të shtunën me 21.03.2020 në Kabinetin e Kryetarit te Ulqinit u mbajt takimi i ngushtë i ekipit komunal  për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Ulqinit, të cilin e kryesoj Kryetari i komunës Loro Nrekiq në cilësinë e kryesuesit të këtij shtabi, Hadixha Gjoni, Astrit Hoxha, Vaso Radoviq, Skender Kaleziq - drejtor I SHPK Veprimtarite komunale dhe Fuad Haxhibeti - drejtor I SHPK ujsjellës kanalizim, anëtarë të këshillit komunal.
Në takim u sollën këto masa preventive:
1. Të hënen duke filluar nga ora 7:15 do të bëhet dezinfektimi i shtuar i tërë territorit të komunës së Ulqinit, duke përfshirë krahas qendrës së qytetit dhe gjithë pjesët e tjera, si dhe lagjet në Katërkollë. Po ashtu dhe hyrjet në ndërtesat e banimit. Dezinfektimi do të bëhet me pompa speciale dhe atomizues ULV 1200 profesional ndërsa si mjet dezinfektues do të përdoret PERAL S.
2.  Puna e tregut të gjelbërt do të zhvillohet nga ora 06-16h.
- Në të gjitha hyrjet do të vendosen mjete dezinfektuese për të gjithë blerësit dhe vizitorët e tregut.
- Sejcili vizitorë është I obliguar që para hyrjes të dezinfektojë duart.
- Hyrjet dhe daljet nga tregu do të bëhen veçmas të ndara.
- Sejcilit shitës do ti ndalohet që pas orarit të punës mallin e tij ta vendosë në vëndet shitëse sepse në të kundërtën i njëjti do të asgjësohet.
- Menjëherë pas orarit të punës çdo ditë do të bëhet dezinfektimi i tezgave të tregut.
- Për këto masa do të përkujdesen kujdestarët e ndërmarrjes komunale.
3. Sipas udhëzimeve të trupit Nacional Koordinues për pengimin dhe përhapjen e Koronavirusit për lidhje alternative me energji elektrike të objektit Shtëpia e Shëndetit, u janë lejuar punë CEDIS-it në hapjen e rrugës nga Shtëpia e Shëndetit deri tek Qendra për Kulturë, pa pengesa për hyrje-dalje në ndërtesën e Urgjencës. Me këtë intervenim krahas lidhjes së Shtëpisë së Shëndetit arrihet dhe efekti për lidhje në Komunë, ndërtesa e Solidaritet, ndërtesa e Shtëpisë së Shëndetit, ajo e policies, shtëpia e mallërave si dhe lagjia përreth.
4. I është lejuar  Telekomit hapja e hapësirave përshkak të mënjanimit të pengasve në rrjet, gjegjësisht sanimi I rrjetit elektrokomunikues, për nevoja të komunikimit me internet për ofrimin e shërbimeve publike, sociale dhe arsimore. Këtë përshkak se me urdhëresën e këshillit Nacional Koordinues  se nga e hëna me 23.03.2020 do fillojë dhe mësimi online për shkollat.
5. Të gjithë burimet dhe krojet publike përkohësisht janë të mbyllura dhe janë vënë jashtë funksionit.
6. Pastrimi dhe dezinfektimi i të gjitha rrugëve me klor dhe ujë do të vazhdojë sot dhe në ditët në vijim.
7. Do të vazhdohet me dezinfektimin e vëndeve për bartjen e plehrave si dhe rreth kontinierve me gëlqere të shuar.