13. Mars 2020.
Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe nenkryetarët Hadixhe Gjoni dhe Astrit Hoxha zhvilluan një takim me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Podgorice Dr. Robert Veber. Kryetari, Nrekiq e njoftoi ambasadorin gjerman me asetet e jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Ulqinit dhe historinë e lashtë të tij, stadin aktual të zhvillimit si dhe me punën e komunes në drejtim të përmirësimit të jetesës së qytetarëve Kryetari u ndal veçanërisht në sektorin ekonomik ku është shprehur se Ulqini me një zhvillim të hovshëm mund të shëndrrohet në një qytet të rëndësishëm për ekonominë e vendit
Nrekiq veçmas është ndalur edhe në fushën e turizmit duke e njohur ambasadorin me llojet e shumta të turizmit që ofron Ulqini dhe ka theksuar se turizmi është një prioritet i Ulqinit ku synohet nxitja e investimeve vendase dhe të huaja.Ai përmëndi investimin që pritet te realizohet falë kredisa së KFW Bankes dhe I shprehu një falenderim të veçantë shtetit gjerman që nëpërmes Organizatës për Bashkëpunim Regjional GIZI I ka ofruar ndihmë teknike ndermarrjes tonë komunale.
Vemendje e veçantë në takim iu kushtua kripores së Ulqinit ku ndihma dhe përkrahja e shtetit gjerman ka qenë e madhe . Nga ana e tij ambasadori gjerman ka falenderuar kryetarin për pritjen dhe deklaroi se Ulqini është një qytet mjaft i rëndësishëm turistik dhe me resurse të mëdha ekonomike dhe mjaft tërheqës për të. Ai dhe me këtë rast veçoi se Ambasada, dhe shteti gjerman do të përkrahë projektin e kripores , komunën e Ulqinit dhe OJQ-të,që anagzhohen që kriporja të zërë vendin që I takon në pasurinë e larmishme jo vetëm për Ulqinin ,Malin e Zi por dhe më gjerë.