Në takimin e inicuar nga kryetari i Komunës Loro Nrekiq dhe Ministria e brendëshme -Drejtoria për situata të jashtëzakonshme sot, u mblodh trupi koordinues për mbrojtje dhe shpëtim i komunës së Ulqinit.
Në takim u diskutua gjërësisht për koronavirusin dhe masat që duhet ndërmarrë në parandalimine tij. Pas një diskutimi të hapur dhe të gjithëanshëm dhe analizës së situatës në teren të pranishmit miratuan konkluzionet e mëposhtëme.
1.Trupi për mrojtje dhe shpëtim i komunës së Ulqinit në tërësi, përcjell situatën dhe kumtesat e organeve relevante shtetërore dhe ka ndërmarë të gjitha masat e parapara me ligj , me qëllim të përhapjes së rrezikut dhe pasojave të tij.
2. Të gjithë subjektet duhet të jenë të gatshëm që të rrisin gadishmërinë , në përputhje me veprimtaritë e tyre.
3.Administrata lokale duhet të shohë disponimin dhe të mundësojë kapacitetet akomoduese ne rast të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.
4. Institucionet shëndetësore në territorin e komunës së Ulqinit veçmas duhet të përcjellin situatën , të grumbullojnë të dhëna për rrezikun dhe zhvillimin e situatës epidemiologjike në Mal të Zi dhe në komunën e Ulqinit , të lajmërojnë banorët dhe organet shtetërore për sejcilin ndryshim dhe mundësinë e zhvillimit të situatës dhe të ndërmarë të gjitha masat epidemiologjike dhe shëndetësore.
5.Qendra e Sigurisë në Ulqin në rast të përkeqësimit të situatës epidemiologjike duhet të sigurojë rendin publik dhe qetësinë në lokalitetet e përkeqësuara, rrespektivisht hapsirave , në harmoni me situatën.
6.Policia kufitare dhe Drejtoria e doganave duhet të ndërmarë të gjitha masat e parapara me ligj në zonën kufitare , me qëllim të pengimit të gjitha ngjarjeve , dhe aktiviteteve , që do të kontribuonin përkeqësimin e situatës , lidhur me koronavirusin.
7.Udhëheqësi , ndihmësudhëheqësi dhe të gjithë anëtarët e ekipit në territorin e komunës së Ulqinit duhet të jenë në komunikim të vazhdueshëm , të shkëmbejnë të dhëna dhe të krijojnë koordinim ndërmjet organeve -institucioneve në nivelin lokal dhe shtetërorë.
8.Nëpërmes mediumeve lokale të jepen kumtesa , udhëzime dhe këshillime për banorët.