Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë pritën Delegacionin e Parlamentit të Malit të Zi të kryesuar nga Prof .dr Petar Ivanoviq, kryetar I Këshillit për turizëm, bujqësi, ekologji dhe planifikim të mjedisit, deputetin dhe nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi Genci Nimanbegu dhe përfaqësues të tjerë të Ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural , Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Institutit biotekni dhe Shoqatës së ullishtarëve ,,Valdanos,,Në takim u prekën njësërë temash me interes për komunën e Ulqinit në suza të kompetencave të Këshilllit, veçmas ata që kanë të bëjnë me ekologji , zhvillim rural, ullishtari , turizëm etj. Në takim u tha se Këshilli do të angazhohet në realizimine këtyre kërkesave.Pas takimit mysafirët nën përcjelljen e strukturave udheheqëse komunale vizituan ullishtën e Valdanosit dhe lokalitetet e ish hotelit ,,Lido,,dhe ,,Galeb,,