Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq ,Kryetari i Kuvendit Dr. Ilir Çapuni dhe nënkryetarët Hadixhe Gjoni dhe Astrit Hoxha pritën Ambasadoren e Francës në Podgoricë Kristin Tudik.Pasi, ishte vizita e parë zyrtare në Ulqin, Kryetari Nrekiq bëri një prezantim të shkurtër të qytetit,resurseve të tija dhe mundësitë e zhvillimit.
Ambasadorja nga ana e saj theksoi nevojën e prezantimit të resurseve të Ulqinit për kompanitë e njohura franceze. Ajo veçoi ata që janë të interesuar për ekoturizëm dhe që I duhet Ulqinit. Interesim tregoi po ashtu për kriporen dhe masat që janë ndërrmarrë në ruajtjen e saj. Ambasadorja Kristin Tudik po ashtu u shpreh e gatshme që të angazhohet që Ulqini të binjakëzohet me ndonjë qytet të ngjashëm në Francë, ku do të shkëmbeheshin pervojat dhe idetë. Ky propozim u mirëprit dhe në të do të punohet. Ambasadorja në përcjellje të nënkryetares vizitoi më pas kriporen e qytetit.