Ai u prit nga Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq , kryetari i Kuvendit Dr.Ilir Çapuni dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Në një takim të hapur dhe miqësorë u prekën një sërë temash me interes jo vetëm për zhvillimin e qytetit, por dhe me interes të përgjithshëm. Krahas çështjeve infrastrukturore në fokus ishin dhe temat nga lëmi e ekonomisë detare , me theks të veçantë në ndërtimin e marinës nën kalanë e Ulqinit.Kryetari i Ulqinit, Nrekiq ndër projektet prioritare për komunën ku duhet bashkëpunim me Ministrinë respektivisht me Qeverinë veçoi Bulevardin,,Nëna Tereze,, ndërtimin e aeroportit në Shtoj i cili do të kishte efekt dhe rëndësi multiplikative , por dhe projekte të tjera infrastrukturore të cilat janë në realizim e sipër.Ministri Nurkoviq, përshëndeti idenë për realizimin e projektit të Bulevardit ,,Nëna Tereze,,ku sipas tij ndihma e Ministrisë nuk do të mungojë. Ai veçoi rëndësinë e përfundimit të rrugës Ulqin -Sukobinë , Më pas foli për jetësimin e idesë për lundrimin e Lumit Buna në drejtim të Liqenit të Shkodrës, projekt që parashihet të realizohet me ndihmën e fondeve të Bashkimit Evropian por,për Ministrin e komunikacionit me interes të veçantë është dhe realizimi i projektit të aeroportit në Shtoj .Ai,vlerësoi rëndësinë e nismave rajonale për forcimin e bashkëpunimit , shkëmbimin e pikpamjeve për zhvillimet rajonale , integrimet rajonale etj dhe vuri theksin në rëndësinë e projektit madhor siç është Koridori Adriatiko -Jonian dhe përfitimet që komuna jonë do të ketë nga ky projekt.
19. Shkurt 2020.