27. Janar 2020.
Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiq I ka derguar telegram ngushellim Ambasadores se Republikes se Turqise ne Podgorice Songul Ozan për viktimat e tërmetit tragjik i cili ndodhi në disa provinca turke. Ne telegram thuhet se ndjejnë shqetësim dhe dhimbje për viktimat në njerëz, ju shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh. Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë. Në këto momente tepër të vështira, ne jemi prane jush