Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe Drejtori i kompanis turke Polin Edin Pepiq solemnisht nënshkruan kontratën për realizimin e investimit të Aqua-Parkut në Shtojin e Epërm nga kompania Turke,,Polin,, një investim mbi shtatë milion euro. Aqua-Parku do të shtrihet në një sipërfaqe 26,658 metra 2 , pronë e Komunës së Ulqinit dhe është marë me konsesion për 30 vjet.Ky investim tha Kryetari Nrekiq i cili pritet të jetë i gatshëm në fillim të sezonit turistik do të begatojë edhe më shumë ofertën turistike. Sipas tij përparësi në punësim në aqua -park do të kenë të rinjtë e qytetit tone, por dhe kompanitë vendase qe do te angazhohen gjatë realizimit të projektit. Kopmania ,,Polin ,,është e njohur në mbarë rajonin për ndërtimin e Aqua Parkut.Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq, theksoi se interesimi i investitorëve të huaj është i madh edhe për projekte të tjera në turizëm.
10. Janar 2020.