Kuvendi i Komunës së Ulqinit në mbledhjen e dytë të seancës së dytë të rregullt të mbajtur me datë 30.12.2019, përveç Vendimit për Buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2020, miratoi edhe disa vendime të tjera të rëndësishme.
Është miratuar Vendimi për ngritjen e përmendores së Gjergj Kastriotit Skenderbeut, si dhe Programi për ngritjen e përmendoreve për vitin 2020, me të cilin program parashihet ngritja e pllakës përkujtimore për viktimat e termetit të datës 15.04.1979. Janë konfirmuar edhe vendimet e Kryetarit të Komunës për ndihmë Shqipërisë si pasojë e termetit të ndodhur me datë 26 nëntor të këti viti.
Poashtu është dhënë dhe informata mbi zjarrin i cili e përfshiu ullishten e Ulqinit në shtator të vitit 2018, në lidhje me të cilën u vendos që përveç punimit të planit për rivitalizimin e ullinjëve, pronarët e tyre të lirohen nga pagesa e tatimit në patundshmëri për 5 vitet e ardhëshme.
Në fundë shfrytëzojmë rastin, që të gjithë qytetarëve të Ulqinit t’ua urojmë Vitin e Ri 2020 me dëshirën që të jetë ky një vitë i mbarë dhe i suksesëshëm për ta.
Shërbimi i Kuvendit të Komunës së Ulqinit