30. Dhjetor 2019.
Në Pallatin e Kulturës u organizua pritja tradicionale me rastin e Festave të Fundvitit. Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq në fjalën përshëndetëse bëri një analizë mbyllëse dhe bilancin e zhvillimeve të vitit 2019 dhe ata që na presin në vitin 2020.Ai shprehu bindjen që viti 2020 do të sjellë suksese të reja për të gjithë qytetarët e Komunës së Ulqinit. Në fund ai i uroi qytetarët dhe të pranishmit Vitin e Ri 2020.
Kryetari Nrekiq dhe nënkryetarja Gjoni vizituan IP Qendrën ditore për fëmijë dhe të rinjë me pengesa dhe vështirësi në zhvillim Sirena , të cilëve i dhuruan pakot e Vitit të Ri ashtu si dhe fëmijëve prindërit e të cilëve janë të punësuar në administratën lokale dhe ndërmarrjeve që financohen nga buxheti