Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës e mbajtur me 31 tetor 2019, u shqyrtuan dy pika të rendit të ditës: Rebalansi i Buxhetit për këtë vit dhe Vendimi për Shitjen e Tokës në Pronësi të Komunës.
Gjatë diskutimit të pikës së dytë të rendit të ditës është diskutuar në prezencën e qytetarëve të interesuar të përfaqësuar nga Bekim Basha i cili ka marrë pjesë në diskutime konform Rregullores së punës së Kuvendit.
Gjatë diskutimeve kryetari i Kuvendit Ilir Çapuni, ka propozuar që Kuvendi të miratojë përfundimin me të cilin obligohet kryetari i Komunës për të proceduar me shpalljen e kësaj zone si rajon me veçanti të jashtëzakonshme, konform nenit 26 të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës. Ky propozim ka marrë shumicën e votave të duhura në Kuvend. Është ky përfundim një mishërim i kërkesës së qytetarëve për vendosjen e moratoriumit në këtë zonë.
Më pas është miratuar edhe Vendimi në tërësi, i cili parasheh që të hapet ankandi publik në të cilin do të marrë pjesë si blerëse Qeveria e Malit të Zi.