Ai u prit nga Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe bashkëpunëtorët e tij. Duke i dëshiruar mirëseardhje, kryetari Nrekiq foli për Ulqinin , projektet zhvillimore e theks të veçantë i kushtoi talenteve sportive futbollit dhe sporteve të tjera.Nga ana tjetër Lorik Cana i cili tash sa vite është larguar nga futbolli por që gjithmonë qëndron pranë talenteve foli për ,,Fondacionin Lorik Cana 5,, i cili promovon sportin për femijët. Ai tha se Fondacioni ështe shtrirë në vise të ndryshme ku jetojnë shqiptarët dhe këtë vit mund te thuhet se janë rreth 1000 fëmijë të cilët janë pjesë e programit të fondacionit. Lorik Cana u shpreh se dëshiron që edhe në Ulqin të ndërtojë një mini -fushë sportive në një nga hapsirat publike ku do të shoqëroheshin fëmijët në aktivitete sportive me edukatorë. Cana, paraprakisht pati dhe një takim me udhëheqësit e klubit futbollistik Otrant Olipik ku i premtoi përkrahje dhe vënijen e urave të bashkëpunimit me UEFA -n Kryetari i Ulqinit Nrekiq falenderoi Canën dhe sipas tij vendi më i përshtatshëm për ndërtimin e mini -fushës sportive do të ishte në kuadër të kopshtit të fëmijëve që pritet të ndërtohet në qytetin tonë.
01. Nëntor 2019.