‘’Unioni i Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon’’ u mblodh ditën e djeshme në ambientet e Bashkisë së Tiranës, për të diskutuar dhe ndërtuar startegjinë e përbashkët për bashkëveprim dhe bashkëpunim mes komunave/bashkive kryesore të hapësirës shqiptare. Të pranishëm nga kabineti i Kryetarit të Komunës së Ulqinit ishin Artan Osmani dhe Arsllan Hajdinaga si dhe përfaqësuesit e kabineteve të bashkive më të mëdha shqiptare; të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë , nën Kujdesin e Shefes se Kabinetit të Bashkisë së Tiranës znj.Keti Luarasi si dhe në drejtimin e drejtoreshës së Sekretariatit të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon znj. Andriola Kambo, ato diskutuan për strategjitë dhe idetë për projektet dhe mundësitë reale përmes të cilave ky union do të ndikojë drejtëpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytatarëve në bashkitë e komunat shqiptare! Gjatë kësaj mbledhjeje theksi u vu tek përpilimi i një plani 1-vjeçar i cili do të përmbajë kalendarin e përbashkët të projekteve në nivel lokal dhe rajonal për të kontriubuar në fushë të kulturës, sportit, trashgimisë kulutore, turizmit, urbanistikës etj.
“Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon’’ do të unifikojë në veprimet e njësive vendore anëtare dhe do t'i prezantojë ato në nivel rajonal, vendor, qëndëror dhe ndërkombëtar.
Gjithashtu u vendos që vitin e ardhshëm në kuadër edhe të 100-vjetorit të Tiranës si kryeqytet, gama e veprimtarive dhe ngjarjeve me karakter kombëtar dhe bashkëpunues të kenë si kryefjalë Tiranën.
18. Tetor 2019.