Delegacioni Turqisë i kryesuar nga Erol Kavunxhunë përcjelljen e Nënkryetarit të Parlamentit Genci Nimanbegu, Ambasadores së Turqisë në Mal të ZiSongul Ozan dhe Koordinatorit të TIK-ës Mehmed Unal u pritën nga Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqdhe bashkëpunëtorët e tij.Nrekiq duke i dëshiruar mirëseardhje vlerësoi lartë marëdhënijet ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë si dy vende mike ,anëtare të NATO-s. Ai veçoi bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe lidhjet e përgjithshme bilaterale. Kryetari i Ulqinit nënvizoi bashkëpunimin me Ambasadën e Turqisë ,TIKË-n dhe theks të veçantë i kushtoi interesimit të investitorëve nga Turqia për të investuar në Ulqin.Vlerësime të njëjta bëri dhe Erol Kavunxhu e sipas tij duhet punuar që këto marëdhënije të avancohen edhe mëtej. Ai paralajmëroi se në muajin tetor Ambasada e Turqisë në Podgoricë në bashkëpunim me disa Ministri është duke përgatitur një takim të nivelit të lartë të të dy palëve për ti dhënë shtytje dhe më të mëdha , investimeve turke në Mal të Zi.Kordinatori i TIKË-s Mehmed Unal, u shpreh i gatshëm që TIKA të kyçet në projektet infrastrukturore të komunës tonë .Ndërkaq nënkryetari i parlamentit Genci Nimanbegu në cilësinë e nikoqirit shprehu kënaqesi që delegacioni vizitoi Ulqinin dhe siç u shpreh bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të avancohet gjithnjë e më shumë.
18. Shtator 2019.