Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq në emër të Komunës së Ulqinit nga njëra anë dhe Mario Scarsini si administrator i kompanisë italiane Spiga S.R.P në Udine nënshkruan marëveshjen për fillimin e punimeve në sistemin e kanalizimit për katër lagje në Komunën e Ulqinit. Investimi është rreth 5 milion euro dhe pritet që punimet të zgjasin një vit.Kryetari Nrekiq tha se fjala është për një projekt tejet i rëndësishëm për komunën e Ulqinit , për investimet e ardhshme por me të do të përmirësohet dukshëm dhe çështja e Kanalit Port Milena. Me projekt parashihet instalimi i rreth 11,5 kilometra tubacione për grumbullimin e ujrave të zeza , 2 kilometra tubacione për kolektor dhe grumbullimin e ujrave atmosferik , rreth 480 puseta, ndërtimi i stacionit të pumpimit në fushën e Ulqinit dhe pune të tjera.Kompania Italiane u zotua që në afatin e paraparë do të kryej të gjitha punët e besuara. Po ,sot në Komunë u nënshkrua dhe marëveshtja me kompaninë e cila do të bëjë mbikqyrjen e punimeve.