05. Shtator 2019.
Përfaqësuesit e Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar ( GIZ ) vizituan Komunën e Ulqinit

Komuna e Ulqinit dhe Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) kanë filluar bashkëpunimin për një projekt rajonal për parandalimin e deponimit të mbeturinave në det.

 

Përfaqësuesit e GIZ të Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, të udhëhequr nga Drejtori i Programit të Menaxhimit të Mbeturinave Z. Hermann J Plumm, u mirëpritën në takim nga Agron Ibrahimi-sekretar i Sekretariatit të Ekonomisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Artan Osmanoviq-zyra e Kryetarit të Komunës dhe Skender Kaleziq-drejtor i Ndermarrjes Komunale. Në takim, nikoqirët i informuan mysafirët me problemet aktuale të Komunës së Ulqinit me asgjësimin e mbeturinave , nevojat, mundësitë e mundshme për bashkëpunim, problemet në sektorin e mbrojtjes së natyrës, mbrojtjen e detit, lumit Buna, etj.

Drejtori i Programit të Menaxhimit të Mbeturinave para Giz Z. Hermann J Plumm u premtoi përfaqësuesve  lokal mbështetje financiare në furnizimin e kontejnerëve shtesë për deponim të mbeturinave, mbështetje në gjetjen e zgjidhjeve që do të ndihmonin në ndalimin e rrjedhës së mëtejshme të mbeturinave në Detin Adriatik.

Në takim u diskutuan edhe zgjidhje të tjera inovative të cilat do të parandalonin ndotjen e mjedisit.