Komuna e Ulqinit më datat 16-18 gusht organizon Panairin e Prodhimeve Vendore “Fest Fest- Ulqin 2019”, në shetitoren e Ranës. Hapja solemne e Panairit do të bëhet me datën 16 gusht, në orën 20:00, me ç'rast do të organizohet një program i begatshëm kulturo-artistik. Në panair produktet e veta do ti ekspozojnë 21 gra sipërmarrëse të Shoqatës të Grave Prodhuese nga Ulqini.
Panairi i prodhimeve vendore “Fair Fest” është aktivitet i cili realizohet në kuadër të projektit “The Femine Side of Quality”, të cilin Komuna e Ulqinit e implementon në partneritet me OJQ MogUL, Bashkinë e Mirditës dhe Qendrën UET nga Tirana. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, përmes programit për bashkëpunim ndërkufitar Mali i Zi - Shqipëri, 2014-2020.