21. Korrik 2019.
Lajmërim - më datën 26.07.2019 (e premte) nga ora 16:00 ndalet trafiku
Për shkak të përgatitjeve për organizimin e Panairit të Librit “Ulqin 2019” (montimit te stendave dhe binës) rruga Detarët e Ulqinit dhe një pjesë e rrugës Ali Riza Ulqinaku (nga objekti Posejdon deri në Ranë) do të jenë të mbyllur për trafik më datën 26.07.2019 (e premte) nga ora 16:00.
I lusim qytetarët dhe turistët për mirëkuptim!