Sot, në prani të udhëheqësve komunal dhe gazetarëve u bë prezantimi i valorizimit të lokalitetit të Mavrijanit i punuar nga ING-INVEST nga Podgorica. Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq tha se ideja e këtij prezantimi është nxitja e promovimeve investuese në Ulqin.Në lokalitetin e Mavrijanit firma nga Podgorica ka paraparë ndërtimin e një kompleksi të madh turistik që do të shtrihej në një sipërfaqe prej 41.39 hektarësh dhe 21,31 hektarë që do të përbënin pjesën bregdetare me marinën Aty parashihet ndërtimi i hoteleve me pesë yje,vila dhe objekte të tjerë me rreth 4000-5000 shtretër. Detaje të hollësishme të përcjellura me kuadro filmike në formatin 3D dha Arkitekti kryesor komunal Aleksandar Daboviq. Kryetari Nrekiq tha se materiali filmik do ti ofrohet shtëpive televizive brenda dhe jashtë vendit e prezantime do pasojnë në Panairet dhe bursat turistike dhe në takimet ndërkombëtare të investimeve. Ai po ashtu paralajmëroi se ditën e hënë do të presë grupin e investitorëve nga Katari dhe ky do të jetë një rast i mirë për të bërë dhe prezantimin e këtij projekti, me vlerë të përgjithshme rreth në 1 miliardë euro.
17. Korrik 2019.