Ministrja pa portofol në Qeverinë e Malit të Zi Marija Vuçinoviq qëndroi për vizitë zyrtare në Ulqin ku u takua me Kryetarin e Ulqinit Loro Nrekiq dhe bashkëpunëtorët e tij Nrekiq foli për dëmet e mëdha që shkaktoi moti I lig dhe masat që kanë ndërmarrë shërbimet për normalizimin e situatës. Ai tha se dëmet llogariten mbi 1 milion e 245 mijë euro dhe se komuna është duke u angazhuar në çdo drejtim që pasojat mos të ndien,kur kemi parasyshë dhe rrjedhën e sezonit turistik. Ministrja Vuçinoviq tha se është duke ndjekur situatën e krijuar dhe se Qeveria në mledhjen e sotme do ti akordojë komunës një ndihmë urgjente dhe se llogarit që përkrahja nuk do të mungojë. Ministrja në shoqërinë e udhëheqësve komunal vizituan disa nga zonat më të prekura nga moti I lig, pasojat e të cilit janë drejtë eleminimit.
11. Korrik 2019.