19. Qershor 2019.
Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq priti një delegacion të Universitetit,,Mediteran,,të kryesuar nga Rektori Prof. dr.Savo Markoviq . Ata pasi folën për funksionimin e Universitetit Mediteran, degët që ekzistojnë në kuadër të tij dhe për interesimin gjithnjë e në rritje të të rinjve për të vijuar studimet në degët e këtij Universiteti thanë se janë të interesuar që një paralele të tijën ta hapin edhe në Ulqin e cila me kalimin e kohës do të mëvetësohej. Kryetari Nrekiq , u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe mbështetje të iniciativës. Ai theksoi nevojën gjithnjë e në rritje të kuadrove, veçmas atyre profesionale . U la që të shihet mundësia e sigurimit të lokalit dhe kjo ide të jetësohet.