Në Ulqin qëndroi për vizitë zyrtare Ambasadorja e Shba-së në Mal të Zi Shkëlqesia e saj Xhudi Rajzing Rajnke dhe SHefi i seksionit politik pranë Ambasadës Z. Luis Giter.
Ata u takuan me Kryetarin e komunës Loro Nrekiq dhe bashkëpunëtorët e tij. Ambasadorja u interesua që të njihet më përsëafrmi me planet zhvillimore të Ulqinit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna jonë. Ajo, vlerësoi resurset e shumtë dhe bukuritë mahnitëse të Ulqinit duke veçuar disa nga to si asete me vlera të jashtëzakonshme.
Kryetari Nrekiq vlerësoi lartë marëdhënijet ndërmjet dy vendeve dhe rrolin e ShBA-së në anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Ai tha se klima për investime dhe interesimi i të huajve për të investuar në Ulqin është gjithnjë e më i madh. Ai foli për diasporën tonë dhe kërkoi që investitorët amerikan të jenë të pranishëm në projektet në Ulqin. Ambasadorja premtoi angazhimin dhe ndihmën e Ambasadës në këtë drejtim dhe në forcimin e marëdhënijeve gjithnjë e më të mëdha ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe Ambasadës së SHBA-së në Podgoricë.