07. Qershor 2019.
I/E nderuar këshilltar/e,
Ju lajmëroj që vazhdimi i Seancës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit e nisur më 29.05.2019, do të mbahet më 08 qershor 2019 me fillim në orën 10.30.
R e n d i i d i t ë s
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e Parë e seancës së Parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Ulqinit të mbajtur më 18 mars 2019,
- √ Pyetjet dhe përgjigjiet e këshilltarëve,
- √ Shqyrtimi i Raportit të punës së kryetarit të Komunës dhe organeve të administratës lokale për vitin 2018,
- Informata mbi lëndën K-1
- Propozim vendimi për ndërrimin dhe plotësimin e Vendimit për të Ardhurat e Nëpunësve në Komunën e Ulqinit,
- Propozim vendimi për pajimin komunal të tokës ndërtimore,
- Propozim vendimi për pajimin komunal të tokës ndërtimore për objektet ilegale,
- Propozim vendimi për rendin komunal,
- Propozim vendimi i kompensimit për shfrytëzimin e rrugëve komunale dhe të pakategorizuara në territorin e komunës së Ulqinit,
- Propozim vendimi për rregullimin e komunikacionit në territorin e komunës së Ulqinit
- Propozim vendimi për besimin e administrimit të hapsirave publike për parkimin e automjeteve, SHPK-së „Parking servis“ Ulqin,
- Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit në Çmimoren e shërbimeve të SHPK ,,Parking Servisi“ Ulqin,
- Propozim vendimi për plotësimin e Vendimit për vendparkimet publike në teritorin e Komunës së Ulqinit,
- Propozim vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për themelimin e Institucionit Publik Qendra Ditore për Fëmijë dhe të Rinj „Ulqin“,
- Propozim vendimi për orarin e punës,
- Programi për rregullimin e hapsirës për vitin 2019 dhe Plotësimi i këtij programi,
- Propozim Përfundimi për dhënien e pëlqimit në Raportin e punës për vitin 2018 së NP për Ruajtjen, Kultivimin dhe Mbrojten e Egërsirave „Ulqini“,
- Propozim vendimi për caktimin e vlerës së tregut të patundshmërive për vitin 2019,
- Propozim vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e vendimit për tatim në patundshmëri,
- Propozim vendimi për taksat komunale,
- Propozim vendimi për kompletimin e parcelës urbanistike nr.227 nga PDU Ulqin për lokalitetin Rana për Damjanoviq Ljubomir,
- Propozim vendimi për kalimin e të drejtës së pronësisë Qeverisë së Malit të Zi të lokalitetit „Mavrian“,
- Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit në arritjen e marëveshjes në procedurën kontestimore P.br. 134/18 - Albert Kastrati dhe tj. nga Ulqini dhe,
- Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit në arritjen e marëveshjes në procedurën kontestimore P.br. 223/18 - Popoviq Shaban dhe tj. nga Ulqini.
- Propozim vendimi për shpalljen e parkut të natyrës „Kriporja e Ulqinit”
- Propozim vendimi për kalimin e drejtës së ndërtimit Komesariatit Sindikal Ulqin
- Draft Statuti i Komunës së Ulqinit.
- Propozim vendimi për lirimin nga obligimi i pagesës së kompensimit për pajim komunal të tokës ndërtimore për Degën e Sindikatës Komunale Ulqin,
- Informata për ndërtimet në Pyllin e Pishave në Ulqin.
KRYETARI,
Dr. Ilir Çapuni, d.v.