Më 8 maj 2019, kryetari i Kuvendit të Komunës z. Ilir Çapuni dhe këshilltarin në Kuvendin e Komunës z. Sabri Salaj me bashkëpunëtorë vizituan Qendrën Ditore „Sirena".
Qëllimi i vizitës ishte njohja me këtë institucion të themeluar nga Komuna nga më afër.
Drejtori z. Bilal Alaj kumtoi historikun e këtij institucioni dhe donacionin e parë nga TIKA e cila e futi këtë qendër në rrjedhat e kohës për sa i përket infrastrukturës. Ama lista e donatorëve dhe vullnetmirëve të tjerë ishte e gjatë: duke filluar nga mërgimtarët tanë në SHBA e Gjermani e deri te qytetarët tanë.
Kjo qendër mbulon nevojat jo vetëm të komunës së Ulqinit, por ofron shërbimet e veta edhe shqiptarëve nga Tivari. Puna është individuale me secilin nga 31 fëmijët që e frekuentojnë këtë qendër.
Nevojat për këtë qendër për fëmijët me nevoja janë gjithmonë prezente, por për një ardhmëri të sigurt të saj drejtori potencoi nevojat e burimeve njerëzore: duhet defektologu dhe avancim i mëtejmë shkollor për disa punonjës.
Kryetari i Kuvendit kumtoi ndihmën institucionale dhe personale për institucionin, kolektivin dhe fëmijët që ndjekin këtë qendër.
08. Maj 2019.