Sot, Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe nënkryetarja Hadixha Gjoni pritën delegacionin e shkollësMelahat Akkutlu-Anadolu Lisesi të disktriktit Kadikoz nga Stambolli që shoqëroheshin nga Drejtori i Shkollës së mesme të kombinuar ,,Vëllazërim-bashkim,,Husein Katana dhe Nëndrejtoresha Majlinda Duraku . Nesër ndërmjet dy shkollave pritet nënshkrimi i protokolit të bashkëpunimit dhe binjakëzimi i tyre. Bashkëbiseduesit vlerësuan lartë marëdhënijet ndërmjet dy vendeve dhe rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe iniciativave të ndryshme, veçmas ndërmjet të rinjve .U tha që shkolla në fjalë ka bashkëpunim dhe me shkolla të tjera në rajon. Nesër të njëjtin delegacion do ta presë dhe Ambasadorja e Turqisë në Mal të Zi Songul Ozan
07. Maj 2019.