Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe Sekretari për veprimtari banesore Ardian Zati i dorëzuan çelsat banorëve që që do të akomodonen në ndërtesën e re në Pinjesh . Në pyetje janë 13 familje që kanë jetuar tek barrakat në afërsi të hotelit,,Jadran,, që do të strehohen në këtë ndërtesë moderne që ka kushtuar rreth 600,000 euro, mjete këto të siguruara nga Komuna e Ulqinit dhe NP,,Të mirat detare,, Paraprakisht me pronarët u nënshkruan kontratat tek noteri, u bë lidhja e ujit dhe energjisë elektrike dhe se tani janë krijuar të gjitha kushtet për dislokim.Po ashtu është lënë që në një afat prej dy muajsh pronarët të mënjanojnë barrakat ku kanë qenë të strehuar. Tashmë në këtë zonë atraktive krijohen të gjitha kushtet për investime.
07. Maj 2019.