Është viti i dytë me rradhë që në shënimin e Ditës së Ulqinit marrin pjesë përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve nga Shibeniku.Ata në një takim të veçantë i priti Kryetari i Komunës Loro Nrekiq dhe bashkëpunëtorët e tij.Ai i njoftoi mysafirët me projektet zhvillimore që priten të realizohen në fushën e turizmit dhe në infrastrukturë, duke nenvizuar që Ulqini ka një tradite në fushën e turizmit dhe njihet si qytet mikpritës. Kryetari i Shoqatës Vinko Pilizhota falenderoi në pritje dhe theksoi se Ulqini është vend tërheqës me histori të lashtë . Ata gjatë qëndrimit në Ulqin vizituan Kalanë, Plazhin e madh, Ujdhesën Ada etj. Nikoqir i tyre në Ulqin ishte bashkëvendasi ynë Z. Ruzhdi Milla i cili jetën e tij e ndan midis vendlindjes dhe qytetit të Shibenikut.
08. Prill 2019.