08. Prill 2019.
Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë u takua me Ambasadorin e Polonisë Z. Artur Dmohovskog
Në takim u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve dhe vullneti i përbashkët për avancimin e marrëdhënieve, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet qyteteve të dy vendet në fushën e turizmit ,kulturës arsimit,sportit etj.
Kryetari Nrekiq u shpreh se nxitja e bashkëpunimit ka një rëndësi domethënëse dhe se Ulqini si vend multinacional dhe multikonfesional kësaj I kushton rëndësi të veçantë.Në takim u fol dhe për projektet investuese dhe interesimin e investitorëve të huaj për investime në Ulqin.