08. Prill 2019.
Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë pritën në takim Ambasadorin e Republikës së Kinës në Mal të Zi , Shkëlqesinë e tij Liu Jjin. Bashkëbiseduesit vlerësuan marrdhënijet tradicionalisht të mira ndërmjet dy vendeve , investimet e përbashkëta dhe prezenca e investitorëve të Republikës së Kinës në Mal të Zi. Strukturat udhëheqëse komunale bënë një prezantim të projekteve zhvillimore në Ulqin dhe mundësinë e prezences së investitorëve kinez në Ulqin. Krahas kësaj u fol dhe për bashkëpunimin e ndërsjelltë me theks të veçantë në fushën e ekonomisë, turizmit, kulturës , artit dhe fushave të tjera.