Kabineti I Kryeministrit Dushko Markoviq ka lëshuar kumtesë për opinion në të cilën thuhet.
Qeveria e Malit të Zi fuqishëm mbështet zhvillimin e Ulqinit dhe vlerëson se me avancimin e infrastrukturës së përgjithshme do të krijohen kushte për valorizimin e resurseve të pasura natyrore.Kështu u vlerësua në takimin e Kryeministrit Dushko Markoviq dhe delegacionit nga Ulqini në krye me kryetarin e Komunës Loro Nrekiq. Duke i uruar Ditën e Komunës qytetarëve dhe udhëheqësisë lokale , Kryeministri Markoviqtheksoi rëndësinë e qasjeve të përgjegjshme të mjeteve shtetërore Ai falendroi administratën lokale për rezultatet e arritura në planin e stabilizimit të financave.
Kryeministri Markoviq tha se është me rëndësi që projektet infrastrukturore të realizohen me dinamikën e kënaqshme dhe në mënyrë kualitative.
Ai u ndal dhe foli për fondin që do të formohet nëpërmes programit investues dhe qëndrueshmërisë ekonomike e ku do të ndahen mjete për avancimin e infrastrukturës lokale në komunat më pak të zhvilluara.
Në takim vëmëndje e veçantë iu kushtua investimeve në fushën e turizmit dhe bashkarisht u konstatua nevoja e rritjes së kapaciteteve të hoteleve të kategorive të larta. Po ashtu, u fol edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet administrata lokale dhe mënyrat për tejkalimin e tyre.
Kryetari i komunës Nrekiq nënvizoi se në dy vitet e ardhëshme pret rritjen e investimeve dhe zhvillimin dinamik të komunës.Kryeministri nënvizoi që komuna e Ulqinit do të ketë përkrahjen e Qeverisë në të gjitha pyetjet që janë të rëndësishme për qytetarët dhe krijimin e kushteve për jetë më të mirë të tyre.