03. Prill 2019.
Juria e edicionit të shtatë të Albanian ICT Awards zgjodhi Kryetarin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit Dr. Ilir Capunin si kryetar jurie

Kjo ngjarje synon që të vlerësojë arritjet më të mëdha shqiptare në fushën e teknologjiksë informatike dhe mundëson që të identifikohen, shpërblehen dhe promovohen individët dhe arritjet më të spikatura gjatë vitit. 

Kjo juri profesionale përbëhet nga përfaqësuesit e universiteteve si Alda Kika, Azir Aliu, Bardha Qirezi, Edlira Martiri, Edmond Hajrizi, Visar Jasiqi dhe Ilir Capuni, si dhe nga ekspertët e industrisë dhe administratës Altin Petre, Edison Sinani, Erion Serti, Gjergji Guri, Linda Shomo dhe Muhedin Nushi nga Komuna e Prishtinës. 

Ngjarja kryesore është mbrëmja gala në të cilën do të bëhet ndarja e çmimeve. Kjo ngjarje do të bëhet në Tiranë sapo të mbarojë procesi i vlerësimit të 110 nominimeve të bëra. 

https://ictawards.org/2018/