Nën udhëheqjen e kryetarit të Ulqinit Loro Nrekiq u mbajt takimi i parë punues i Trupit koordinues për rrjedhën dhe përcjelljen e sezonit turistik.
Udhëheqës të ndërmarrjeve publike, institucioneve,sekretariateve pronarë të plazheve, shërbimeve, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendëshme , Drejtorisë për çështje të inspeksionit etj u tubuan me qëllim të përgatitjes sa më cilësore të sezonit turistik 2019.
Edhe pse ky ishte takimi i parë, u analizua gjëndja aktuale në qytet, problemet, si dhe masat e menjëhershme që duhen ndërmarrë në tejkalimin e situatës.
Diskutuesit prekën çështje të shumta si atë të pastërtisë,furnizimit me uj komunikacionit, deponitë e ndryshme,ndërtimet që janë duke u bërë dhe çështje të tjera që duhet të përfundojnë deri në fillim të sezonit turistik.Të gjithë theksuan nevojën e bashkëpunimit që duhet të ekzistojë me qëllim të ndërhyrjeve të shpejta dhe kryerjes së punëve. Secili subjekt mori detyra përkatëse dhe në takimin e rradhës do të raportojnë për punët e bëra.