KOMUNA E ULQINIT
Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit
L A J M Ë R O N
qytetarët, institucionet dhe ndërmarrjet
Se me datë 30 Mars 2019, e shtunë, me fillim në orën 20:30 organizohet aksioni i fikjes së dritave në kohëzgjatje prej 60 minutave, në kuadër të aksionit global “Një orë për Planetin”, aksion ky, të cilin në Mal të Zi e organizon OJQ “Green Home” në bashkëpunim me Fondin botërorë për mbrojtjen e natyrës.
Me këtë rast ju ftojmë që, duke fikur dritat, në shtëpi, banesa, objekte e ndërtesa, ti bashkangjiteni aksionit në fjalë dhe të kontriboni në mbrojtjen e mjedisit jetësorë.
Me fikjen e dritave, jo edhe aqë të nevojshme, për një orë, ndihmojmë në forcimin e vendosshmërisë globale për ruajtjen e planetit tonë.
Komuna e Ulqinit, në aksionin global “Një orë për Planetin” do të marrë pjesë me këto aktivitete:
-Fikja e dritave në ndërtesën e Komunës, në periudhën kohore prej orës 20:30 deri 21:30.
-Fikja e dritave të ndriçimit publik në rrugët kryesore në qytet, prej orës 20:30, në kohëzgjatje prej 60 minutave, si dhe,
-mbjellja e bimëve dekorative në oborr të Komunës.
Komuna e Ulqinit dhe qytetarët e saj, përmes këtij aksioni, përcjellin mesazhin e qartë se, çdonjëri nga ne mban përgjegjësi në raport me ambientin, dhe se është e mundur, që për të mirën e të gjithë neve dhe planetit ku jetojmë, të ndryshojmë shprehitë e përditshme.
Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit