Në iniciativë të Drejtorisë së tatimeve, Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe përkrahjes së Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar , në Komunë u organizua takimi me përfaqësuesit e strukturave udhëheqëse komunale, Drejtorisë së Tatimeve dhe Organizatës turistike. Përfaësuesja e Mbretërisë së bashkuar Eshli Vinter , dëgjoi vërejtjet e shumta që parashtruan të pranishmit përsa i përket dhënijes së lejeve për ofrimin e shërbimeve hoteliere, paraqitjes së mysafirëve, vjeljes së taksë banimit dhe mosparaqitjes së tyre nga ana e qiradhënësve. Takimi i sotëm u tha se ka për qëllim organizimin e fushatës për rritjen e vetëdijes së opinionit publik për rëndësinë e afarizmit të veprimtarisë së turizmit si degë e zhvillimit strategjik të ekonomisë së Malit të Zi dhe se qëndrushmëria e financave në nivelin lokal dhe nacional mvaret nga efekti i grumbullimit të mjeteve nga kjo degë ekonomike.Pritet që mjaft nga verejtjet e dëgjuara dhe propozimet të gjenden në raportin final që do të hartojë zonja Vinter.Ajo, solli përvojën nga Mbretëria e Bashkuar në këtë fushë. Mysafirët fillimisht u pritën nga kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi.
15. Shkurt 2019.