Kryetari I Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi me bashkëpunëtorë pritën në takim pune me kërkesën e tyre delegacionin e Këshillit të Evropës, respektivisht,anëtarët e Komitetit këshillimorë të Konventës për Mbrojtjen e Pakicave të kryesuar nga Laura Maria Craciunean Tatu .
Mysafirët u interesuan për realizimin e të drejtave të pakicave në komunën e Ulqinit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ajo.
Ata kërkuan përgjigje në pytjet për përbërjen nacionale të të punësuarve në komunë, për konsultat që bëhen me rastin e emërimeve të Drejtorëve të shkollave ,për njohjen e dygjuhësisë në rradhën e të rinjve etj
Vëmëndje e veçantë iu kushtua pozitës së disa familjeve të ardhura rrome të stacionuar në Mal të Bardhë, shkollimit të fëmijëve të tyre, por dhe sqarime për Liturgjinë e mbajtur nga ana e Kishës Ortodokse Serbe në Shas, apo ndaljen e një personi nga ana e policit për vendosjen e flamujve shqiptar në automjetin e tij në Ditën e flamurit kombëtar.
Kryetari Loro Nrekiqi duke i dëshiruar mirëseardhje tha se Ulqini është i njohur si mjedis i multikuturës dhe diversitetit jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjërë dhe se marrëdhënijet ndërnacionale këtu tradicionalisht kanë qenë të mira.
Ai foli për veshtërsitë financiare me të cilat ballafaqohet komuna dhe përpjekjet që bën për tejkalimin e situatës.
Rrespektimi i të drejtave të pakicave është çështje të cilës ekzekutivi i kushton vëmëndje të vecantë tha Nrekiqi dhe nënvizoi se sejcili projekt i ardhur nga ta është mbështetur nga komuna. Ai dënoi aktet e veçanta të shkeljes së të drejtave të pakicave.
Kujdesi ndaj pakicave mbetet detyrë permanente e jona .Këtë e bëjmë në kordinim me autoritetet rrepublikane dhe me përkrahjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë tha Nrekiqi.