Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi priti të rinjtë e tubuar rreth OJQ Horizonti i Ri të cilët i dorëzuan Iniciativën për hartimin e Planit Lokal të Veprimit Rinor dhe miratimin e ,,Buxhetit për të Rinj,,
Sipas nismëtarëve miratimi i këtij dokumenti do të rriste ndjeshëm nivelin e kënaqësisë së qytetarëve me cilësinë e punës së Vetëqeversijes Lokale e në veçanti ndërgjegjësimin e tyre për mundësitë reale të Komunës dhe për mundësitë e përmirësimit të situatës në fushën e politikave rinore.
Kryetari i Ulqinit, duke përshëndetur nismën në fjalë të cilën e cilësoi si hap tejet domethënës tha se Rinia është prioriteti ynë, nismat e të rinjve dhe projektet e tyre janë mbështetur dhe do të mbështetet çdoherë nga ana e komunës. Ai në një dialog të hapur dhe konstruktiv me të rinjtë e pranishëm theksoi dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet komuna dhe hapat që ndërmirren për rritjen e mirëqenijes së qytetarëve duke veçuar që për të të rinjtë dhe aktivitetet e tyre përherë duhet gjetur mundësitë dhe mjetet. Përndryshe iniciativa e të rinjve është rreyultat i fuqizimit të kopetencave të liderëve rinorë në komunitet, që u realizua në kuadër të projektit,,Të rinjtë marrin pjesë të rinjtë marrin vendime, implementuar nga OJQ ,,Horizonti i Ri,, me mbështetjen e Drejtorisë për Rini në Ministrinë e Sportit të Malit të Zi.