Në Ulqin nga data 4-6 dhjetor në organizim të Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung dhe Shoqatës IACT në hotelin ,,Pallati Venezia,, do të mbahet Konferenca me karakter rejonal
Forca e kulturës
Multikulturalizmi dhe praktika në artin bashkohorë:
etnizimi apo interakcioni?
Kështu u ra dakort në takimin që kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi pati me përfaqësuesen e Fondacionit Konrad Adenauer Sanija Shlivançanin.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që Ulqini është vend ideal për mbajtjen e një takimi të këtij lloji pasi është i njohur jo vetëm në Malin e Zi por edhe më gjërë për multikulturalizmin dhe multikonfesionalizmin .
Organizatori ka paraparë që në ditën e parë të takimit të mbahet një mbrëmje letrare ku shkrimtari i njohur Andrej Nikollaidis do të moderojë takimin me shkrimtarin e njohur Llasko Vegel nga Serbia.
Hapjen e Konferencës do ta përshëndesin personalitete të larta të organeve rrepublikane, komunale dhe Drejtori i Fondacionit.
Në panelin Politika publike dhe multikulturalizmi do të flasin të ftuarit nga Ministria e kulturës, ajo , për të Drejtat e Njeriut, Zyra e UNESKO-s Instituti Goethe me seli në Beograd dhe përfaqësuesi i Partisë Boshnjake të Malit të Zi, Ne oret e mbrëmjes është paraparë program kulturorë.
Më datën 6 dhjetor të ftuar nga vende të ndryshme të rajonit do të ligjerojnë në temën Praktika artistike dhe multikulturalizmi.
Në pjesën e dytë për këtë temë do të flasin Drejtori i Muzeut Nacional të Fotografisë Marubi nga Shkodra dhe Docenti në Fakultetin e artit dramatik nga Cetinja . Moderator do të jetë prof. janko Lumoviq.