Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi , sot pati një takim me nënkryetarin e Dhomës Ekonomike të Malit të Zi Danillo Gvozdenoviq të cilët janë në vizitë të anëtarëve , respektivisht ndërmarrjeve . Me këtë rast, u tha se ndërmarrjet do të kenë rast të njihen mëpërsëafrmi me aktivitetet e Dhomës Ekonomike , problemet me të cilat ballafaqohen në punët e tyre të përditshme , si dhe përgatitjet që po bëhen rreth hartimit të një pyetsori për subjektet ekonomike. Kryetari Nrekiq, përshëndeti nismën e cila padyshim do të ndihmojë që të arrihet një analizë kualitative e afarizimit të ndërmarrjeve në Mal të Zi. Po ,sot u organizua dhe një takim i vecantë me përfaqësuesit e Kompanisë ,,Polin,, të cilët janë të interesuar për ndërtimin e Akva Parkut Aty u fol se deri ku është arritur me aktivitetet që janë ndërmarrë nga palët e interesuara.
16. Nëntor 2018.