Nxënësit e klasave të pesta të Shkollës Fillore ,,Boshko Strugar,, në kuadër të programit të tyre shkollor, vizituan institucionin e Komunës , ku u pritën nga Kryetari Loro Nrekiqi.
Ai duke i uruar mirëseardhje nxënësve dhe mësimdhënësve i njoftoi me punët dhe aktivitetet e komunës , me detyrimet që ka komuna në raport me qytetarët e në vecanti në raport me shkollat dhe nxënësit,,Ne angazhohemi që të krijojmë kushte sa më të mira në shkolla , andaj edhe ju duhet të mësoni sa më shumë që të jeni të dobishëm për familjet tuaja dhe për shoqërinë porositi Kryetari.
Më pas, nxënësit parashtruan shumë pyetje për kryetarin i cili me kënaqësi u përgjigjë në to.Viteve të fundit takime të këtij lloji janë bërë gjithnjë e më të shpeshta për të gjitha grupmoshat e nxënësve dhe të rinjve.