01. Tetor 2018.
Projekti ndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri " The feminine side of quality "

Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me OJQ MogUL, Qendrën UET dhe Bashkinë e Mirditës
implementojnë projektin - The feminine side of quality - në kuadër të programit për bashkëpunim
ndërkufitar Mali i Zi - Shqipëri IPA 2014 -2020 dhe që mbështetet nga Bashkimi Evropian.
Qëllimi kryesor i projektit është fuqizimi i grave që duke shfrytëzuar potencialin ekzistues bujqësor,
trendet në rritje të kërkesës për prodhime vendore, agroturizimit e turizmit rural të krijohen mundësi të
reja punësimi.
Projekti zgjat 18 muaj dhe ndër aktivitetet kryesore të parapara janë: trajnimet edukativo-profesionale,
vizita studimore në Mal të Zi dhe Shqipëri, organizimi i panairit me produkte vendore si dhe përgatitja e
librit me receta tradicionale.
Rezultate të projektit janë: rritja e mundësive të punësimit për gratë, rritja e kapaciteteve të grave
pjesëmarrse, rritje e mbështetjes ndaj tyre nga të gjithë akterët relevant si bizneset, ndërmarrjet dhe
institucionet përkatëse si dhe kyçja e angazhimi i tyre në lehtësimin e procesit së integrimit dhe
promovimit të punës së gruas dhe produkteve të tyre vendore, integrimi i tregut të punës mes zonave
kufitare dhe stimulimi i iniciativave të ngjajshme.