27. Shtator 2018.
Mblidhet Shtabi i Emrgjencave

Për shkak të situatës së rënduar nga zjarret në Bazhbuluk,pas  kontrollit në vendëngjarje Kryetari i Komunës Loro Nrekiqi thiri urgjentisht Shtabin e Emergjencave i cili analizoi situatën detalisht dhe solli këto përfundime.

1.Skuadrat e zjarrfikësave të kujdestarojnë 24 orë derisa  zjarret të jenë fikur tërësisht.

2.Policia e komunikacionit dhe ajo komunale  ti  mundësojnë qarkullim të lirë automjeteve  të shërbimeve të ndryshme që shkojnë në  vatrat e zjarrit.

3.I bëhet apel qytetarëve që  mos të  ndezin zjarre në hapsira të ndryshme.

4.Të gjitha Ndërmarrjet Publike  të vënë në dispozicion pajisjet teknike dhe fuqinë njerëzore  në shërbim të parandalimit të zjarreve.

5.Të gjithë anëtarët e Shtabit të jenë  në komunikim  të vazhdueshëm me njëri tjetrin e konformë situatës të marrin masat e duhura.