19. Shtator 2018.
Kryetari i Kuvendit të Komunës në vizitë në Komunën Komo të Italisë

Të hënën, më 17 shtator, kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit Dr. Ilir Çapuni vizitoi Kuvendin Komunal të qytetit Komo në rajonin e Lombardisë në Itali. Kryetari Çapuni në takim u prit nga homologia e tij Kryetarja e Kuvendit të Komos Dr. Anna Veronelli.

Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbim i praktikave të suksesshme të cilat aplikohen në komunitetin evropian si dhe eksperiencën e menaxhimit të liqeneve, rezervateve natyrore dhe elitarizimin e ofertës turistike. Kjo qytezë piktoreske në kufirin italo-zviceran është e njohur si destinacion i njohur turistik elitar me famë botërore. 

Në po të njëjtën ditë, ai morri pjesë në seancën e Kuvendit në agjendën e të cilit ishin planet regulatore të qytetit. Së shpejti pritet intensifikimi dhe formalizimi i bashkëpunimit dypalësh në mes të dy komunave. 

Shërbimi për Media i Kuvendit të Komunës së Ulqinit