07. Shtator 2018.
Delegacioni i Bavarisë takohet me zyrtarë të Komunës

Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiq  dhe nënkryetarja H. Gjoni pritën në një takim delegacionin e landit  të Bavarisë. Ata bënë një prezantim të qytetit  të Ulqinit dhe  mundësitë për investime  duke shfrytëzuar përparësitë  që ka ai.Mysafirët u interesuan  për fusha të ndryshme dhe shprehën interesim  dhe për binjakëzimin e qytetit tonë me një nga qytetet e Bavarisë në një të ardhme të shpejtë.  Takimi në fjalë u realizua falë  Z.Lubo Daboviq që është dhe  Kryetar  I Shoqatës  malazezo -gjermane  FRAMOG  e.V.Nurnberg.