Në iniciativë të Fondacionit gjerman Konrad Adenauer sot Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq,me bashkëpunëtorë pritën në një takim pune kryetarët e qyteteve të Përmetit, Mallakastrës,Kryetarin e Shoqatës së qyteteve të Shqipërisë dhe udhëheqësin e delegacionit Drejtorin e zyrës së Fondacionit për Shqipëri Walter Glos ,
Nikoqirët ,njoftuan mysafirët më përsëafrmi me funksionimin e pushtetit vendorë,fushëveprimin e tij dhe sfidat me të cilat ballafaqohen. Fondacioni për mysafirët nga Shqipëria ka paraparë takime të ngjashme edhe në qytetin e Kotorrit dhe Tivarit,
me qëllim të shkëmbimit të përvojave ,njohjes dhe funksionimit të administratës dhe sfidave me të cilat ballafaqohet ajo. Ishte konstatim i përgjithshëm që takime të këtij lloji janë të domosdoshme dhe i kontribuojnë avansimit të marëdhënijeve ndërmjet vendeve , konformë standarteve evropiane.