26. Qershor 2018.
Resort në pyllin e pishave


Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë priti sot përfaqësuesit e firmës „Adriatic Treasury DOO,,  Christof Birkfohen, Latif Haxhibrahimin dhe arkitektin Valon Buzukun të cilët bënë prezantimin e projektit Adriatic Resort në pyllin e pishave. Vlera e projektit është 20 milion euro. Kryetari u shpreh i gatshëm për të mbështetur projektin në fjalë duke nënvizuar që shërbimi obligohet të përgatisë planin detal urbanistik për këtë pjesë, e i njëjti të miratohet më së largëti në muajin shtator.

Në takim u veçua që resorti parasheh vila turistike luksoze me pishina, restorant, plazh të vecantë dhe objekte të tjerë përcjellës, që do të shtrihet në një sipërfaqe prej 25.000 metra katrorë. Investitori tha se është i gatshëm për të filluar investimin menjëherë pas miratimit të planit.