Ministari për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Mehmet Zenka u takua me përfaqësueset e këtij trupi Vishnja Lubiciq-Filipoviq mbrojtësen për barazi gjinore në Republikën e Kroacisë dhe Samra Haxhiabdiq-Filipoviq drejtoreshë e Agjencisë për barazi gjinore në Bosnje dhe Hercegovinë. Në takim ishin të pranishëm kryetari dhe nënkryetarja e Komunës së Ulqinit , Loro Nrekiq dhe Hatixhe Gjoni.
Këshilli koordinues regjional I mekanizmave për barazi gjinore regjioni I Ballkanit vepron që nga viti 2005 kur është nënshkruar deklarata e Sarajevës për bashkëpunim në avansimin e mekanizmave për barazi gjinore në vendet e Ballkanit Perëndimorë .Në vitin 2014 është nënshkruar deklarata për qasje ku janë definuar prioritetet e lëmive me të cilat do të merret mekanizmat me qëllim të avansimit të politikave në vendet e Ballkanit perëndimor.
Ministri Zenka theksoi që Plani nacional I aktiviteteve për nxitjen e barazisë gjinore është në harmoni me lëmitë prioritare definuar në dokumentet ne fjalë. Ai nënvizoi se në këtë kontekst , Mali I Zi , ka parë rëndësinë e kësaj politike dhe në mënyrë konstante punon për vënijen në jetë të Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara si dhe të gjithë dokumentet e tjerë ndërkombetar dhe vendas që trajtojnë të drejtat e njeriut dhe grave.
Komuna e Ulqinit është nënshkruese e Memorandumit të bashkëpunimit në fushën e barazisë gjinore që nga viti 2008 me Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe pakicave dhe Misionin e OSBE-së në Mal të Zi .
Komuna në mënyrë konstante avanson mekanizmat e saj në këtë fushë.Eshtë ngritur Këshilli për barazi gjinore në Parlamentin lokal, ndërsa numri I këshilltareve është rritur afër 22%, cfarë është një avansim në krahasim me 7%sa ka qenë më parë.