Në Komunën e Ulqinit u mbajt takimi me perfaqësuesit e bankës Gjermane për zhvillim - KFW dhe përfaqësueve të kompanisë së përbashkët për konsulencë-koordinim për furnizim me ujë dhe grumbullimin e ujërave të ndotur për bregdetin e Malit të Zi - SHPK Vodacom. Tema e takimit ishte realizimi i projektit të furnizimit me ujë dhe grumbullimi i ujërave të ndotur në komunën e Ulqinit.
Kryetari i Komunës, Loro Nrekiq tha se ky projekt është i një rëndësie të veçantë për Komunën e Ulqinit dhe të gjithë shërbimet e Komunës janë maksimalisht të angazhuara që realizimi të fillojë sa më parë.
Ushtruesja e detyrës e drejtorit ekzekutiv të Vodacomit, Nada Krivokapiq tha se momentalisht janë paraqitur disa probleme me kompaninë e cila duhet të bëjë revidimin e projektit për shkak të shqyrtimit të ndyshëm të ligjit të ri për planifikimin e hapësirës dhe ndërtimin e objekteve, por beson se është në rrugë të mbarë që kjo do të zgjidhet. Ajo shtoi se pret publikimin e shpalljes së tenderit për fillimin e punimeve në shtator ose tetor të këtij viti.
Inxhinjeri kryesor i KFW bankës për Evropën Juglindore dhe Turqinë, Dirk Vallerien tha se për bankën është me rëndësi që projekti të jetë i qëndrueshëm në kuptimin që ndermarrja Ujësjellës-kanalizim e Ulqinit të ketë të ardhura të mjaftueshme për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e sistemit të ri pas ndërtimit të tij.
Projekti për avansimin e infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimit në Komunën e Ulqinit, për të cilin Komuna e Ulqinit ka mare një hua prej 20 milion euro tek banka gjermane KFW, përfshinë rehabilitimin dhe ndërtimin 65,3 km të rrjetit të ujësjellësit
Në fazën e parë planifikohet, krahas të tjerave, dhe rehabilitimi i burimeve dhe stacioneve të pompave, rekonstruimi i rezervarit ekzistues me kapacitet 1600 m3 në Mal të Bardhë si dhe ndërtimi i dy rezervarëve të rinj me kapacitet 6000 m3 dhe 300 m3 në Brajshë dhe Gjerana.
Masat e planifikuara përfshijnë dhe rekonstruimin e rrjetit të kanalizimit në brendësi të qytetit me gjatësi 1,6 km dhe rehabilitimin e kolektorit nënujor në Gjerana me gjatësi 1,1 km. Faza e dytë e projektit përfshin ndërtimin e impiantit për përpunimin e ujërave të ndotura në lokalitetin Zogaj.
20. Qershor 2018.